Kështu duken shtretërit në njërin prej reparteve të QKUK’së
Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 02 March 2018
Infrastruktura në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po vazhdon të jetë shqetësuese. Kushtet aspak të mira në shumicën e klinikave të QKUK-së kanë bërë që shpesh herë të kenë telashe edhe pacientët.
Në disa foto të siguruara nga “Indeksonline” shihen shtretërit të cilët duken në gjendje të mjerueshme në njërin prej raporteve përkatës.
Bëhet fjalë për Klinikën e Kirurgjisë ku shtrati i pacienteve, i cili është esencial, shihet krejtësisht i gjakosur.
Në pamjet më poshtë të pranishëm janë edhe disa mjekë, pjese e stafit të QKUK-së.
Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili kohë më parë kishte premtuar se infrastruktura në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) shumë shpejt do të modernizohet. Sipas tij, pikënisje do të jetë një pjesë e emergjencës së vjetër.
“Për infrastrukturë, e kemi bërë bashkë buxhetimin me ShSKUK-në (Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës). Ne kemi një vijë buxhetore që quhet modernizimi i spitaleve tona. Dhe ne do të modernizojmë spitalet tona, do t’i bëjmë të duket infrastruktura më mirë, të investohet në to, që qytetari ynë, por edhe personeli mjekësor, ta ketë një vend ku realisht duket se është spital, e jo një vend i cili ka tavane të prishura, tualete që nuk funksionojnë, ose dyer që nuk hapen ose mbesin të hapura…”, ishte shprehur ministri i Shëndetësisë
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...