Lajme

Kështu do të ndahen 75 milionë eurot që BE-ja i ndau sot Kosovës për energji elektrike

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 24 February 2023

Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian të premten kanë nënshkruar marrëveshjen financiare të programit IPA 2023.

Kjo marrëveshje e nënshkruar midis zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi dhe ambasadorit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, në vlerë prej 75 milionë euro ka për qëllimin lehtësimin për tejkalimin e krizës energjetike në Kosovë.

Por si do të ndahen dhe kush do të përfitojë nga këto mjetë?

-Advertisement-

Përmes një postimi në Facebook, Shenoll Muharremi, ka treguar se kjo marrëveshje ndahet në 3 masa.

Në masën e parë 25 milionë euro do të shkojnë për subvencionim e faturave të energjisë dhe metodave të ngrohjes alternative, si druri dhe peleti, ku përfitues do të jenë rreth 200 mijë familje përfshirë këtu pensionistët, nënat vetë-ushqyese, mbajtësit e skemave sociale dhe njerëzit dhe familjet e margjinalizuara.

Ndërsa në masën e dytë 15 milionë euro do të ndahen për publikut për ta kursyer energjinë.

“Masa II: €15 milionë motivim i publikut për ta kursyer energjinë (subvencione faturat e energjisë janar-prill 2023 të barabarta me shumat që ata i kanë kursyer krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar)

-Përfitues rreth 160,000 familje”, ka shkruar Muharremi.

Derisa në masën e tretë janë ndarë 35 milionë euro ndihmë familjeve dhe bizneseve të rrisin efiçiencën e energjisë.

“Masa III: €35 milionë ndihmë familjeve dhe bizneseve (mikro, vogla dhe mesme NMVM) të rrisin efiçiencën e energjisë.

-Përfitues: Rreth 12,000 familje do të mbështeten me përmirësim të termoizolimit (fasadave, dritareve dhe dyerve); 10,000 familje të tjera do të mbështeten me blerje të pajisjeve efiçiente. Rreth 1,000 NMVM do të mbështeten për të blerë dhe instaluar sisteme të ngrohjes me energji efiçiente dhe burime të ripërtëritshme të energjisë, siç janë panelet diellore fotovoltaike ose termike”, thuhet në postimin e tij./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera