Lajme

Këshilltarja e Albulena Haxhiut: Duhet të rriten dënimet për dhunuesit

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 30 November 2022

Ministria e Drejtësisë sivjet, për herë të parë, ka përfshirë në agjendën e saj institucionale fushatën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje dhe dhunës mbi baza gjinore’’.

Në këto ditë, kjo ministri është duke organizuar aktivitete të ndryshme në të gjitha Komunat e Kosovës.

Këshilltarja e ministres së Drejtësisë, Nazlie Bala në Sytë 7 në Klan Kosova, sot tha se qëllimi i kësaj fushate është vetëdijesimi shoqëror kundër kësaj dukurie që sanksionohet edhe me ligje.

-Advertisement-

Bala bëri me dije se edhe dënimet për dhunuesit duhet të rritet, dhe se aktualisht ato janë të vogla.

Ministria e Drejtësisë ka paraparë disa ndryshime në Kodin Penal, ku dhunuesit do sanksionohen nga patentë shoferët, e po ashtu edhe nuk do të kenë të drejt për disa vite të aplikojnë për punë në sektorin publik.

Për këto, Bala tha se janë veprime të ligjshme, pasi që ka edhe individ nëpër institucionet publike që janë dhunues në baza gjinore. Sipas saj, të gjithë këta, dhe të tjerët që bëjnë shkelje ligjore duhet të marrin dënimet e merituara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera