Lajme

Këshilltari i Thaçit pagoi 714 euro për verë e peshk

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 18 August 2018

Në faturat e shpenzimeve të zyrës së kryeministrit Thaçi ndodhet edhe dreka e paguar me para të shtetit nga këshilltari i tij, Edi Sejdiu.

Në drekën e datës 23 mars 2012 të ngrënë në restorant “Puro”, Sejdiu që në atëkohë ishte këshilltar i Thaçit ka paguar 4 shishe verë. Dy nga verat janë Albizzia Chardonay dhe vlera e tyre është 45 euro ndërsa dy të tjerat janë Sessantanni me vlerë prej 97 euro.

Mysafirët e Sejdiut thuhet se kanë pirë edhe ujë në vlerë prej 100 euro ndërsa dreka e tyre me ushqime të detit kishte arritur shumën prej 714 euro.

-Advertisement-

104 euro janë shpenzuar vetëm për file salmoni, ndërsa 84 për karkaleca deti, e 56 për kërpudha.

Më pas lista e produkteve përmban edhe biftek, supë peshku, sallatë tri llojesh, tortë e kafe.

Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera