Këshilltari i Tërnaves mbron Bilibanin: Zekirja Qazimi e keqinterpretoi për xhihad e terrorizëm
Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 30 January 2018
Një përkthyes i gjuhës arabe, i cili pranoi se njihet personalisht me tre prej katër imamëve të akuzuar për terrorizëm, tha të martën në gjykatë se ka pasur gabime në përkthimin që i është bërë një ligjërate arabisht të Idriz Bilibanit, e incizuar në Gjilan, vite më parë. Ai tha se aty nuk është përmendur fjala terrorizëm, por më vonë doli të jetë e kundërta. Përkthyesi Besim Mehmeti është ndihmës shef i kabinetit të myftiut Naim Tërnava
Besim Mehmeti, një profesor i gjuhës arabe në fakultetin për Studime Islame në Prishtinë, të martën në mëngjes, e kishte sjellë të transkriptuar, ashtu siç ia kishte kërkuar Gjykata Themelore e Prishtinës, versionin e tij të përkthimit të një video-ligjërate të imamit me prejardhje boshnjake Idriz Bilibani, të akuzuar për terrorizëm.
Mehmeti, qysh në fillim të seancës gjyqësore ndaj Bilibanit dhe tre imamëve tjerë të akuzuar e politikanit Fuad Ramiqi, tha se në video-incizim ka vërejtur disa raste të përkthimet të gabueshëm që i janë bërë fjalimit në arabisht të imamit të akuzuar.
Trupi gjykues konsideroi se në seancë, duhet që të shfaqet e plotë ligjërata e incizuar, vite më parë në Gjilan. Në incizim, përkthyes simulant ishte imami Zekerija Qazimi, i dënuar me burgim për rekrutim të terroristëve kosovarë, shkruan Gazeta Express.
Ky, sipas këshilltarit të Naim Tërnavës, që në gjykatë erdhi si përkthyes i gjuhës arabe, në disa raste i ka shtuar fjalë që si ka thënë Bilibani gjatë ligjërimit në arabisht.
Në një rast, Besim Mehmeti thotë se Idriz Bilibani në video-incizim nuk përmend termin “terrorizëm” në gjuhen arabe. Thotë se këtë ia shtoi Zekirja Qazimi gjatë përkthimit simultan që i bëri ligjëratës së imamit boshnjak para të rinjve gjilanas.
Megjithatë, derisa po shfaqej ligjërata, rezultoi se një shprehje e tillë është përdorur në disa raste nga i akuzuari. Aty, Bilibani thoshte se “muxhahidat po konsiderohen terroristë”, ndaj i quante injorantë të gjithë ata që i quanin të tillë.
Ngjashëm, përkthyesi tha se në një nga pyetjet që i është bërë Bilibanit nga dëgjuesit e ligjëratës së tij, vite më parë, nuk i kërkohet që të flasë për muxhahidë, por për dijetarë. Ai aludoi se Qazimi gjatë përkthimit të tij simultan kishte zëvendësuar fjalën “dijetarë” me atë “muxhahidë”.
Por, kur u përsërit video-incizimi në sallën e gjykimit, rezultoi se, megjithatë, pyetja ishte për muxhahidë dhe dijetarë – të dy kategoritë.
I akuzuari Idriz Bilibani tha para trupit gjykues se në kohen kur e kishte bërë ligjëratën e incizuar, në arabisht, nuk kuptonte mirë gjuhen shqipe, sikurse e di sot.
“Kam qenë shumë i dobët në atë kohë sa i përket gjuhës shqipe”, tha ai.
Megjithëse, në incizim shihet ndryshe. Në disa raste ai kuptonte se çfarë i thuhej, edhe pse kërkonte që t’i përsëritej në arabisht nga nikoqiri i atij takimi Zekria Qazimi. Ky i fundit, gjatë ligjërimit e lartëson imamin Idriz Bilibani, për ligjëratën dhe njohuritë e tij për Kuranin.
Në ligjëratën e incizuar të imamit të akuzuar për terrorizëm, e mbajtur krah Zekria Qazimit, rekrutuesit të dënuar të terroristëve nga Kosova, boshnjaku tregonte se si myslimanët duhet lexuar dhe shpërndarë tek të tjerët librin dhe fjalën e Zotit (Allahut), të shkruar përmes Kur’anit.
Aty, ai të rinjve duke u folur në arabisht, u kishte treguar se si shpërblehen nga krijuesi nëse ata bëhen muxhahid të fesë, dhe si shihdët lajnë mëkatet e tyre tek Zoti pas flijimit të tyre.
Avokati i Bilibanit, Hajrip Krasniqi, në fund tha se mbrojtja nuk ka vërejtje në përmbajtjen e ligjëratës së imamit e cila për gati dy orë u shfaq e gjitha në Gjykatë. Ai tha se vërejtjet janë për përkthyesin simultan – në këtë rast Zekria Qazimin.
“Plotësisht shtrembëron këtë ligjëratë, ku fletët për dituri, fenë e Allahut dhe shumë vlera njerëzore”, tha Krasniqi para trupit gjykues, raporton Gazeta Express.
Sipas tij, Idriz Bilibani, në video-incizimin që u shfaq e u përkthye në sallë edhe njohësi i gjuhës arabe, profesor kësaj gjuhe në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, jepen porosi sesi myslimanët duhet të jetë të butë, e jo të vrazhdë ndaj të tjerëve, e assesi të mos u bashkohen grupimeve terroriste.
Në fund të seancës të së martës, e cila nisi për gati 40 minuta me vonesë për shkak të njëri prej anëtarëve të kolegjit gjykues, kryetari i trupit gjykues Vesel Ismaili pyeti këshilltarin e Naim Ternaves se si e konsideron ai “Luftën në rrugën e Allahut”, shprehje te cilën ai gjatë përkthimit e tij e përdori për termin “muxhahid”.
“Nuk jam kompetent me dhanë këtë përgjigje. Unë si e kuptoj është me i mbrojt vlerat e islamit”, tha Besim Mehmeti.
Përkthyesi me tu paraqitur në Gjykatën Themelore të Prishtinës, bëri të ditur se njihet personalisht me tre nga katër imamët e akuzuar në këtë proces gjyqi. Vetëm për Bilibanin dhe Fuad Ramiqin tha se nuk ka raporte të mëparshme.
Bilibani, bashkë me imamin Bedri Robaj, nga shtatori i vitit 2016 akuzohen se kanë kryer veprën penale “Shtytje për kryerjen e veprimeve terroriste”. Në të njëjtin proces gjyqësor janë të akuzuar edhe dy imamët tjerë, Enes Goga e Mazllam Mazllami. Sipas Prokurorisë Speciale këta të fundit kanë kryer veprat penale “nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”. I fundit, në aktakuzë është politikani Fuad Ramiqi, i cili akuzohet për “Thirrje për rezistencë”.
Veprimet e të akuzuarve nuk ndërlidhen me njëri-tjetrin, ndonëse përfshihen të pestit në një aktakuzë.
Në seancën paraprake, ‘ekspertizë’ në gjykatë, si dëshmitar, kishte bërë edhe kryeimami i BIK’ut, Sadri Bajgora. Duke mbrojtur një ligjërim të Mazllam Mazllamit, që prokuroria e konsideron si nxitëse të urrejtjes, edhe vetë Bajgora i kishte ofenduar pjesëtarët e komunitetit LGBTI, duke quajtur ata, në gjykatë, dukuri të shëmtuar.
Seanca e radhës gjyqësore u caktua pas një jave, të martën e 6 shkurtit 2018, nga ora 13:30.
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...