Lajme

Këshilltari i Kryeministrit bën hajgare me Partinë bëri mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 06 May 2017

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka ironizuar në Facebook me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqin, duke thënë se Krasniqi flet me gjuhën të cilën Gecaj e ka përdorur kur ka qenë fëmijë.

Tutje Gecaj ka thënë se partia që e filloi mocionin për rrëzimin e Qeverisë është bira e fundit e kavallit.

Gecaj ka shkruar:

-Advertisement-

Interesant kjo puna e rrahagjoksit…njerëz të cilët mbahen goxha si serioz, siç është z. Jakup Krasniqi, flasin me gjuhën të cilën unë e kisha përdorur kur isha fëmijë, në stilin: “a guxon me kalu ti ka shtëpia ime”! Hajde mos bëni hajgare z. Krasniqi, sepse LDK nuk u është frikuar ju as atëherë kur keni qenë pjesë e një partie të madhe, e lëne më tani kur në skenēn politike partiake jeni bira e fundit e kavallit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera