Këshilltari i Vjosa Osmanit rehatohet kundërligjshëm si “përfaqësues” në Selinë e Shenjtë (Dokument)
Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 22 November 2021
Pak pasi mori detyrën si këshilltar i presidentes Vjosa Osmani, Vehbi Miftari, është rehatuar në diplomacinë e Kosovës. I njëjti tani do të shërbejë si “përfaqësues” i Republikës së Kosovës për kontakt në Selinë e Shenjtë, ndonëse Vatikani ende nuk na njeh si shtet. Demokracia.com ka siguruar dokumentin e këtj vendimi të nënshkruar nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, i cili nuk është bërë transparent për publikun.
Këshilltari i Osmanit, me vendim të MPJ-së, pritet të fillojë realizimin e detyrave të tij nga 1 dhjetori i këtij viti, deri më 30 nëntor të vitit 2025, raporton Demokracia.com.
Përveç vendimit, i cili nuk u bë asnjëherë publik për media, tepër e dyshimtë është edhe mënyra dhe kriteret përmes të cilave Vehbi Miftari po e merr këtë detyrë.
Këtë çështje për Demokracia.com e ka komentuar edhe ish-ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu, i cili thotë se një vendim i tillë është befasues, duke përmendur se nuk dihet mënyra dhe kriteret e përzgjedhjes.
“Mënyrën dhe kriteret e përzgjedhjes nuk i di, ka ardhur si befasi dhe nuk e ka ditë askush”, ka thënë ai për Demokracia.com.
Por, term “përfaqësues” nuk ka në Ligjin për Shërbimin e Jashtëm dhe Miftari nuk e plotëson asnjë prej kritereve që kërkohen me ligj.
Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Vehbi Miftari, sipas vendimit të çuditshëm të ministres Gërvalla-Schwarz, do të paguhet sa një Ministër Këshilltar, që sipas burimeve brenda MPJ-së paga mujore sillet në afër 3 mijë euro. Edhe pse precizohen se të ardhurat personale të Miftarit do të jenë të barasvlershme me gradën diplomatike Ministër Këshilltar, sipas këtij vendimi, kjo ekuivalencë nuk nënkupton marrjen e kësaj grade.
Nëse llogariten edhe shpenzimet e banimit dhe shpenzimet e tjera që pritet t’i ketë si “përfaqësues” i Republikës së Kosovës në Vatikan, shpenzimet e Miftarit në total për 4 vitet e ardhshme mund të arrijnë në rreth gjysmë milioni euro.
Përkundër që si përfaqësues i Republikës së Kosovës për kontakt me Selinë e Shenjtë, Miftari bëhet pjesë direkte e diplomacisë së jashtme, ky vendim i Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, nuk bazohet fare në Ligjin për Shërbimin e Jashtëm. /Demokracia.com/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...