Lajme

Këshilltari i Thaçit raportueses së BE-së: Jeni duke operuar në kufij të racizmit

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 01 April 2020

Raportuesja e BE-së për Kosovën, Viola von Cramon pothuajse çdo ditë është duke postuar rreth zhvillimeve në Kosovë. Në njërin nga postimet e saj, Carmon iu ka referuar gjeneratës së vjetër të LDK-së si banda, derisa sot kërcënoj presidentin e Kosovës që të mendoj dy herë para se të merr vendime për qeverinë e re të Kosovës.

Ndaj saj ka reaguar, Artan Behrami, këshilltari i presidentit Thaçit. Në profilin tij në Twitter Behrami ka shkruar se von Cramon asnjëherë nuk ka reaguar ndaj gazit lotsjellës, nga molotovet të Kurtit, por është duke sulmuar votëbesimin demokratik me 2/3 e votave nga parlamenti i Kosovës.

“Vetëm ata që shikojnë Kosovën nga perspektiva e Krishtit shkruajnë si ju. Ka parti politike të zgjedhura në mënyrë demokratike dhe të lirshme, s’ka banda dhe vota të vjedhura! Ky nuk është vetëm një lajm i rremë dhe histeri! Ju po operoni përreth kufijve të racizmit”, ka shkruar Behrami.

-Advertisement-

Ai po ashtu iu ka akuzuar raportuesen se është duke marrë anë me qëndrimet e saj publike, duke e amnistuar vetëm kryeministrin në dorëheqje, Albin Kurtin.

“Ju jeni duke marrë anët. Mendoni se si partitë e tjera politike në Kosovë do të punojnë me ju (si raportuese). E pabesueshme”, ka shkruar Behrami.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera