Këshilltari i Kurtit për Kategoritë e Dala nga Lufta: Hera e dytë që kryeministri po kërcënohet publikisht, kështu po njolloset UÇK-ja

Autori: Gazeta inFokus
16:12 | 30 August 2023
Këshilltari i kryeministrit për çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, Aziz Bici ka reaguar për gjuhën e Faton Klinakut ndaj kryeministrit Kurti. Bici ka thënë se është hera e dytë që kryeministri kërcënohet publikisht.
Sipas Bicit kjo gjuhë nuk e përfaqëson luftëtarin e UÇK-së e as veteranin e luftës.
“Po bëhet hera e dytë që brenda rreth një muaji Kryeministri i Republikës së Kosovës po kërcënohet publikisht, dhe në të dy rastet ato kërcënime vijnë nga njerëz që po flasin në emër të veteranëve të luftës dhe që përfaqësojnë ata. Në fund të muajit korrik, ish-deputeti i AAK-së dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Shkumbin Demaliaj, i cili duke folur për veteranët dhe kërkesat e tyre ndaj qeverisë, kërcënonte institucionet dhe kryeministrin ndër të tjerash kishte thënë se “kur vijnë ata, nuk vijnë për me i tha puna e mbarë”. Ndërkaq dje, u.d. i Kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku fillimisht tha se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, e më pas, në vend që të reflektojë, e përsëritë kërcënimin e njëjtë”
“Kjo gjuhë është e papranueshme për këdo. Veçanërisht e papërgjegjshme, e padinjitetshme, dhe jokombëtare, për dikë që flet ose përfaqëson veteranët e luftës. Kryeministri i Republikës është kryeministër i të gjithëve. Është i Republikës për të cilën kemi luftuar. Nuk duhet të pajtohemi për asnjë moment, as si shoqëri e as si veteranë të luftës, që me aq lehtësi të flitet për sulme, kërcënime dhe vrasje të kryeministrit të vendit tonë. Nga gjuha e tilla duhet të distancohen të gjithë. Ajo nuk e përfaqëson luftëtarin e UÇK-së e as veteranin e luftës. Luftëtari i UÇK-së ka mbrojtur dhe luftuar për vendin. Ai nuk kërcënon, nuk sulmon e as nuk vret. Gjeneratat e reja nuk duhet ta krijojnë përshtypjen se kush ishte UÇK-ja përmes gjuhës dhe deklaratave të këtilla iracionale” thuhet në reagimin e këshilltarit të Kurtit.

Të tjera
-
Avokati për masat strikte: Specialja duhej ta merrte parasysh të kaluarën e ish presidentit Thaçi
Avokati Skënder Musa në emisionin “FRONTAL” të T7 ka komentuar forcat e EULEX...
-
Vendlindja e Thaçit pa rrymë, nuk e dinin se ish-presidenti ishte në Kosovë
Për shkak të erërave të forta rryma sot ishte ndërprerë në Burojë të Skendera...
-
Forcat e EULEX’it te QKUK, Krasniqi: Me këtë trajtim ndaj Presidentit, nuk po tentohet të përulet vetëm ai por edhe vetë shteti i Kosovës
Albert Krasniqi nga D+ ka kritikuar EULEX’in për forcat e angazhuara sot për ...
-
Tri herë në Kosovë, tri herë për sëmundjen e prindërve: Krejt çka ndodhi sot me vizitën e Thaçit
Që prej nëntorit të vitit 2020 kur u arrestua nga Gjykata Speciale në Hagë, H...
-
Putin “pro” armëpushimit, por thekson se duhen diskutuar çështje serioze – sinjalizon edhe telefonatën me Trump
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia është teknisht “për” propozim...
-
Viva Fresh, Gjiganti i Kosovës që po riformëson Ekonominë Vendore! Inbox
Në një treg të vogël, por dinamik si ai i Kosovës, pak kompani arrijnë të bëh...
-
Kush është mjeku që e përqafoi ish-presidentin Thaçi?
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën te babai i tij në QKUK. ...
-
Shtëpia e Bardhë tërheq emërimin e drejtorit të Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve
Shtëpia e Bardhë tërhoqi emërimin e Dr. David Weldonit, ish ligjvënës nga Flo...
-
Apeli vërteton vendimin e Themelores, mbetet në fuqi aktakuza në rastin “Banjska”
Gjykata e Apelit ka marrë vendim, me të cilin i ka refuzuar si të pabazuara a...
-
Vendi ku ndodhi aksidenti me fatalitet në Galicë të Vushtrrisë
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Galicë të Vushtrrisë. Si pasojë ka mbe...
-
Mbeti në burg, reagon Veliaj: Do të doja që t’a përqafoja djalin tim
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me vendim të GJKKO-së ka mbetur në burg...
-
Vodhi mjete pune në vlerë prej 1 mijë euro, arrestohet i dyshuari në Istog
Policia në Pejë ka njoftuar se më 7 mars kishte ndodhur një vjedhje në një ma...