Lajme

Këshilltari i Konjufcës: Ka deputetë që kanë shpenzuar mbi 25 mijë euro për derivate

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 07 February 2022

Shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli, ka reaguar në lidhje me shpenzimet e deputetëve për derivate, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se ka deputetë që kanë shpenzua mbi 25 mijë euro për derivate, e janë tërhequr nga këto benefizione tek tash.

“Ka deputetë të cilët kanë shpenzuar mbi 25,000 euro për derivate, pa dashur paragjykuar se a jetojnë në Prishtinë apo jo, me mirë e dijnë qytetarët. Dhe kane hequr dorë nga këto beneficione tek këto ditë kur është bërë kjo temë”, ka shkruar Kërceli.

-Advertisement-

Poashtu ai shtoi se listat e fundit të deputetëve për shpenzimet e derivateve nuk janë korrekte, sepse sipas tij, kjo dukuri nuk është trajtuar prej fillimi.

“Këto shpenzime të krijuara për deputetët e Republikës së Kosovës, nuk janë të paraqitura saktë dhe me korrektësi. Në listat e publikuara në publik disa deputetë u paraqiten si kampion të shpenzimeve të derivateve, pa u trajtuar kjo dukuri që nga fillimi i saj prej vitit 2011, por thjesht duke piketuar vetëm disa muaj nga 10 vitet e kaluara. Pra vetëm muajt nëntor dhjetor të vitit 2021”, shtoi ai.

Në fund, Kërçeli u mor me këshilla për mediat, duke i porositur se kur një temë të jetë me interes atëherë lë të trajtohet nga fillimi deri në fund./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera