Këshilltari i Erdogan: Mund të ketë takim Erdogan-Kurti-Vuçiq
Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 27 October 2022
Turqia dhe presidenti i saj, Rexhep Taip Erdogan, mund të përfshihen në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Këtë e ka konfirmuar kryekëshilltari i presidentit turk për Ballkanin, shqiptari Sabri Demiri, i cili nuk e ka mohuar mundësinë e një takimi Erdogan-Kurti-Vuçiq.
Demiri ka lënë të kuptohet se Erdogan po pret që të shohë se çfarë rezultati drejt marrëveshjes finale mund të çojnë takimet e nivelit të lartë në Bruksel dhe pastaj të përfshihet si ndërmjetësues në dialog.
“Ia kemi shprehur këtë edhe presidentit [Aleksandër] Vuçiq dhe pas vizitës që do të bëjmë në Kosovë, apo ndoshta edhe më herët me krerët e Kosovës. Ne kemi shprehur interesin që të ndihmojmë, mirëpo momentalisht kemi pritur që takimet në Bruksel mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti të marrin një përfundim dhe të shohim se deri ku po vijnë me këtë marrëveshje dhe që pastaj të ndërhymë edhe ne që të jemi ndërmjetësues dhe të ndihmojmë në këtë rrugë të marrëveshjes”, ka deklaruar ai në një intervistë për Klan Kosovën.
Të tjera
-
Emmanuel Macron bën paralajmërimin e fortë: Fitorja për të majtën ekstreme ose të djathtën ekstreme ‘do të ndezë luftë civile’
Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se partia e ekstremit të ...
-
A gëzon ish-Presidenti Trump imunitet nga akuzat penale?
Në ditët në vijim Gjykata e Lartë pritet të dalë me vendime për tre çështje t...
-
Sot votohet nisma e “Junts” katalunas për njohjen e Kosovës nga Spanja
Grupi parlamentar i partisë katalunase “Junts” planifikon të hedhë në votim n...
-
Borrell pret që BE-ja t’i heqë sanksionet ndaj Kosovës: Ky ishte propozim im
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë,...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Sot mblidhen disa komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e pesë komisioneve parlament...
-
PDK sot mban konferencë për media
Partia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për m...
-
Julian Assange pritet të lirohet pasi të pranojë fajësinë për spiunazh
Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange pritet të pranojë fajësinë këtë javë, s...
-
Kurti e Vuçiq takohen sot në Bruksel, fillimisht priten nga Borrelli
Kurti e Vuçiq takohen sot në Bruksel, fillimisht priten nga Borrelli Kryem...
-
Ditë e nxehtë sot, pasdite rrebeshe shiu
Mot i nxehtë dhe jostabil po parashihet për ditën e martë. Fillimisht do të k...
-
Kurti pas eliminimit të Shqipërisë nga EURO 2024: E ardhmja është premtuese
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi kombëtarja e Shqipërisë ...
-
Rama: Kombëtarja Kuqezi e kreu misionin e saj të pamundur duke luajtur futbollin më të mirë ndonjëherë
Kryeministri Edi Rama ka shkruar pas humbjes së Shqipërisë nga Spanja. “Ng...