Ekonomi

Këshilltarët e Kadri Veselit për 3 muaj shpenzuan 155 mijë euro (DOKUMENT)

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 22 May 2017

Stafi politik në zyrën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veselit vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit 2017 (Janar, shkurt, mars) ka shpenzuar më shumë se 155 mijë euro.

Po ashtu, portali Infokusi ditë më parë ka raportuar se shuma të mëdha parash për paga, udhëtime, akomodime, mëditje e bileta janë shpenzuar edhe gjatë vitit që lamë pas, raporton infokusi.com.

Në dokumentet e siguruara nga Infokusi shihet se për pagat e tre muajve të parë të vitit 2017 janë shpenzuar 136 mijë e 586 euro, e deri sa për bileta avioni janë shpenzuar hiç më pakë se 5641 euro.

-Advertisement-

Po ashtu, shuma të mëdha parash të buxhetit të shtetit janë shpenzuar edhe për mëditjet gjatë udhëtime zyrtare jashtë vendimit e ku për këtë qëllim janë shpenzuar 10 mijë e 218 euro, raporton infokusi.com.

Po ashtu, për akomodim janë shpenzuar 266 euro, në kategorinë ekonomike të identifikuar si shpenzime tjera janë shpenzuar 295 euro, e deri sa për mbushje telefonike janë shpenzuar 2400 euro, raporton infokusi.com / INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera