Këshilli Prokurorial sqaron përzgjedhjen e Aleksander Lumezit si kryeprokuror!
Autori: Gazeta inFokus
16:31 | 25 October 2017
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka demantuar raportimet e mediave lidhur me pretendimin se gjoja kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, e ka të falsifikuar provimin e Jurisprudencës.
Bazuar në mandatin Kushtetues e Ligjor, Këshilli Prokurorial i Kosovës sqaron qytetarët e Republikës së Kosovës se procesi i përzgjedhjes së Aleksandër Lumezi fillimisht si prokuror, pastaj si Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit dhe së fundi si Kryeprokuror i Shtetit ka kaluar përmes të gjitha procedurave të rekrutimit dhe verifikimit të përcaktuara me Kushtetutë dhe Ligj.
“Për më tepër, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kaluar me sukses procesin e rekrutimit dhe verifikimit i cili ishte organizuar gjatë procesit të emërimit dhe riemërimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, proces ky i organizuar dhe udhëhequr në vitin 2009-2010 nga Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial. Si pjesë kryesore e këtij procesi ishte verifikimi i integritetit profesional dhe personal të kandidatëve, përfshirë kryeprokurorin Lumezi”, thuhet në reagim.
Nga të gjitha të dhënat zyrtare të cilat i disponon Këshilli Prokurorial i Kosovës, nuk ka asnjë dilemë se kryeprokurori Lumezi ka ofruar dokumentet e kërkuara, përfshirë certifikatën për dhënien e Provimit të Jurisprudencës origjinaliteti i së cilës nuk është vënë në pikëpyetje asnjëherë dhe me asgjë.
“Përpjekjet për publikim të fakteve se gjoja kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, e ka falsifikuar provimin e Jurisprudencës, Këshilli i cilëson si përpjekje për të dëmtuar imazhin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe të sistemit prokurorial, prandaj kërkojmë nga ata të cilët i kanë ngritë këto dyshimi, të njëjtat t’i tërheqin publikisht”, thuhet më tej në njoftim.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...































