Këshilli Prokurorial i jep mbështetje Koordinatores Pula për mbrojtjen e votës më 9 shkurt
Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 28 January 2025
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Ardian Hajdaraj, sot gjatë ditës është takuar me Koordinatoren Nacionale për Zgjedhje nga radhët e sistemit prokurorial, prokuroren në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ku është shtuar se, Hajdaraj i ka ofruar koordinatores Pula mbështetjen e plotë për zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe për trajtimin e secilit rast duke iu bashkuar ftesës ”që qytetarët t’i raportojnë rastet tek Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, të cilët mund të kenë informata për cenimin e fshehtësisë së votës apo për çfarëdo veprimi tjetër i cili përbën vepër penale kundër të drejtës së votimit’’.
Ata janë pajtuar në takimin e sotëm që të gjitha aktivitetet të kenë në vëmendje moscenimin e procesit aktual zgjedhor dhe mbarëvajtjen e rregullt deri në përmbylljen e tij.
Njoftimi i plotë:
Kryesuesi Hajdaraj priti në takim Koordinatoren Nacionale për Zgjedhje nga radhët e sistemit prokurorial, znj. Laura Pula
Prishtinë, 28 janar 2025 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), z. Ardian Hajdaraj, priti në takim Koordinatoren Nacionale për Zgjedhje nga radhët e sistemit prokurorial, prokuroren në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, znj. Laura Pula.
Fillimisht, Kryesuesi Hajdaraj përgëzoi Koordinatoren Pula dhe stafin e saj për gatishmërinë e treguar dhe angazhimin konsekuent përgjatë viteve të kaluara në mbrojtje të votës së qytetarëve dhe, njëkohësisht, i shprehu mbështetjen dhe përkrahjen e tij në këtë proces të zgjedhjeve nacionale në vendin tonë. “Zonja Pula keni mbështetjen tonë të plotë për trajtimin e secilit rast dhe i bashkohem ftesës dhe apelit tuaj që qytetarët t’i raportojnë rastet tek Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, të cilët mund të kenë informata për cenimin e fshehtësisë së votës apo për çfarëdo veprimi tjetër i cili përbën vepër penale kundër të drejtës së votimit”, tha z. Hajdaraj.
Gjithashtu, znj. Pula njoftoi Kryesuesin Hajdaraj për planin operativ të institucionit të Prokurorit të Shtetit për mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës në zgjedhjet nacionale, të cilat mbahen më 9 shkurt 2025.
Kryesuesi Hajdaraj dhe Koordinatorja Pula janë pajtuar në takimin e sotëm që të gjitha aktivitetet të kenë në vëmendje moscenimin e procesit aktual zgjedhor dhe mbarëvajtjen e rregullt deri në përmbylljen e tij, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin e afërt me institucionet e tjera ligjzbatuese dhe atyre që merren me administrimin e zgjedhjeve dhe shqyrtimin e rasteve zgjedhore.
Të tjera
-
Dakaj: Kurti e sheh diasporën veç si votë
Gazetari Shkelzen Dakaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti e sheh diasporën...
-
77-shi i PDK-së, Shahin Dervishaj, pritet me shumë dashuri dhe entuziazëm në Lagjen 3 të Skënderajt
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Shahin Dervishaj, ka ...
-
Mërgim Lushtaku numëron skandalet e qeverisë, thotë se me Bedri Hamzën kryeministër Kosova bëhet më mirë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka prezantuar dis...
-
Shtimja pret me një tubim madhështor sekretarin e përgjithshëm të LDK-së, Imri Ahmeti, dhe kandidatët për deputet
Lidhja Demokratike e Kosovës në Shtime sonte me një tubim madhështor pritën S...
-
“Qëndrime personale” – Albulena Haxhiu e zhvlerëson pozitën e Richard Grenellit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka quajtur “qëndrim të tij persona...
-
Bedri Hamza tregon pse asnjë qytetar nuk e ka vështirë të vendosë për #MaMirë më 9 shkurt
Bedri Hamza ua ka thjeshtuar qytetarëve jashtëzakonisht vendimin për të votua...
-
Ndalesa nga Specialja: Kadri Veselit s’i lejohen as përshëndetjet nga fëmijët
Në mesin e 5 emrave të aktakuzës që Apeli mund ta rëndojë edhe më, nuk figuro...
-
Ilir Deda: Njerëzit e pavendosur dhe Prishtina, përcaktues në zgjedhjet e 9 shkurtit
Analisti politik Ilir Deda ka hedhur poshtë rezultatet e disa sondazheve të f...
-
Princ Harry mund të humbasë vizën në SHBA? Sot është mbajtur seanca e re gjyqësore
Një luftë e gjatë ligjore për të zbuluar të dhënat e vizave të Princit Harry ...
-
Bedri Hamza në Fushë Kosovë: Besoni në programin tim, besoni në Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...
-
Mesazh i fuqishëm, djali i Trumpit shpërndan postimin e Grenellit kundër Kurtit
Djali i presidentit amerikan, Donald Trump, Donald Trump Junior, ka shpërndar...
-
Memli Krasniqi: Drenasi – bastioni i pathyeshëm i PDK-së, gati për fitore
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas tubimit madhësh...