Lajme

Këshilli i Prindërve i drejtohet SBAShK-ut: A mund të ndjeheni krenarë me grevën?

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 01 October 2022

Pas pezullimit të grevës, Këshilli i Prindërve ka reaguar duke thënë se pas pesë javësh greve, drejtuesit e SBAShK-ut, por edhe anëtarët e sindikatës, “e kanë për përgjegjësi, së paku njerëzore, ta pyesin vetën e njëri-tjetrin: a ia ka vlejtur dhe a mund të ndjehen krenarë me grevën?”

Këshilli i Prindërve ka reaguar me rastin e pezullimit të grevës në arsim. Me anë të një postimi, Këshilli i Prindërve kanë rikujtuar kërkesat që kishin nga SBAShK-u.

“Dy kërkesa i kishim: 1) Festa e 1 Shtatorit mos t’iu prishët nxënësve sepse për klasën e parë (sidomos) është kujtim jetësor e domethënës për gjithë vitin shkollor, dhe 2) Që SBASHK-u mos të hyjë në grevë të plotë e të paafat, se kjo masë është shumë ekstreme dhe e padrejtë ndaj fëmijëve por e dëmshme edhe për vetë SBASHK-un”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Prindërve.

-Advertisement-

Në njoftimin e Këshillit të Prindërve thuhet se “kërkesën e parë na e patën refuzuar pa iu dridhur qerpiku. Për të dytën na thanë “nuk kemi nevojë për këshilla se si bëhet veprimi sindikal – e dimë fort mirë këtë”.

Këshilli i Prindërve ka përfunduar duke shtuar se pas pesë javësh greve, drejtuesit e SBAShK-ut, por edhe anëtarët e sindikatës, “e kanë për përgjegjësi, së paku njerëzore, ta pyesin vetën e njëri-tjetrin: a ia ka vlejtur dhe a mund të ndjehen krenarë me grevën?”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera