Fokus

Këshilli i Mediave të Shkruara i jep të drejtë Infokusit, rrëzon ankesën e drejtorit të QKMF-së në Obiliq, Haki Jashari

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 10 July 2024

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës e ka rrëzuar ankesën e drejtorit të QKMF-së në Obiliq, Haki Jashari, të adresuar kundër Gaztës Infokus.

Jashari është ankuar në KMSHK duke pretenduar se Infokus bëri shkelje kur publikoi një kërcënim që drejtori ia adresoi gazetares Hateme Smajli, pasi kjo e fundit shkoi në QKMF-në  e Obiliqit për të raportuar në lidhje me rrjedhjen e ujit e objektin e mykur.

“Pas shqyrtimit të ankesës dhe videos, KMShK gjen se pretendimet e palës për shkelje të kodit të etikës nuk qëndrojnë. Media ka raportuar për ngjarjen pasi që ankuesi, siç edhe shihet në video, nëpërmjet paragjykimit ndërton bindjen e tij në raport me media. Media para publikut ka dëshmuar sjelljen aspak profesionale të një udhëheqësi të një institucioni publik, siç janë qendrat e mjekësisë familjare”, theksohet në vendimin e Këshillit.

-Advertisement-

Tutje, në vendim theksohet se gazetarja në disa raste i ka kërkuar leje drejtorit Jashari që të lejohet xhirimi, mirëpo kërkesa është refuzuar.

“KMShK konsideron se nuk ka shkelje të dispozitave të Kodit të Mediave në lidhje me nxitjen e urrejtjes, shpifje apo fyerje nga ana e medias, ngase media ka qenë në kryerje të detyrës së vet. Ka qenë obligim i ankuesit që ta lejoj qasjen e ekipit të medias për xhirim dhe, po ashtu, të ofrojë transparencë mbi çështjen për të cilën është interesuar media. Andaj, KMShK vendos që ankesa të mos miratohet”, përfundon vendimi i Këshillit.

E gjithë ngjarja që përfundoi me kërcënim, nisi kështu:

Qytetarët e Obiliqit iu drejtuan redaksisë së Gazetës Infokus pasi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare panë një gjendje të tmerrshme myku në katin e parë ku ofrohen shërbime për banorët e kësaj zone.

Infokusi dërgoi një ekip atje mirëpo si duket kjo nuk i pëlqeu drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq, Haki Jasharit i cili  ka kërcënuar dhe ofenduar gazetaren, Hateme Smajli pasi kërkoi nga ai një deklaratë se pse ka ndodhur kjo, si dhe të merrte pamje brenda objektit.

“A don me të tregu shqip, je shumë e vogël për me u marr me mua”, “kush është shefi yt, tash ti thërras unë ata ty” dëgjohet duke thënë Haki Jashari, pasi ekipi i Infokusit ishin vetëm duke kryer punën e tyre.

Për këtë kërcënim ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. /Gazeta Infokus.

Më poshtë mund ta ndiqni videon e kërcënimit:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera