Lajme

Këshilli Drejtues i Institutit të Historisë “Ali Hadri” miraton Statutin e këtij institucioni

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 01 November 2024

Këshilli Drejtues i Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë ka miratuar sot Statutin e këtij institucioni.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërië Nagavci, përmes një postimi në Facebook.

Sipas Nagavcit, ku Statut përcakton rregullat dhe strukturën e organizimit të punës kërkimore-shkencore, duke siguruar bazë të fortë për funksionimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Institutit të Historisë.

-Advertisement-

“Statuti i miratuar sot përmban parimet themelore të funksionimit, rolet dhe përgjegjësitë e çdo njësie dhe anëtari, si dhe procedurat e duhura për realizimin e qëllimeve të Institutit.  Falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në përgatitjen dhe finalizimin e këtij dokumenti jetik për të ardhmen e Institutit të Historisë”, ka shkruar ministrja.

“Me miratimin e këtij Statuti, jemi të përkushtuar për të ndjekur misionin tonë duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të këtij institucioni kërkimor–shkencor në të mirë të shkencës dhe komunitetit tonë në përgjithësi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera