KESCO: Faturat e larta janë nga mënyra e shpenzimit të energjisë
Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 29 December 2023
Qytetarë të shumtë u ndanë të pakënaqur me faturat e energjisë elektrike për këtë muaj, ku disa prej tyre zgjodhën të bëjnë ankesë zyrtare. Kryeministri Albin Kurti tha se nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike, por nëse ka fatura të fryra duhet të drejtohen tek KESCO dhe ZRrE. Në Zyrën e Rregullatorit për Energji, deri më tani janë rreth 12 ankesa zyrtare.
Jo pak qytetarë që pretendojnë se në muajin dhjetor kanë marrë fatura të fryra të energjisë elektrike, shprehen të indinjuar për këtë ndryshim, prandaj iu drejtuan KEDS-it për të të bërë ankesë zyrtare. Pati edhe të pakënaqur me faturat e dhjetorit, por që pranuan t’i paguajnë.
Pas diskutimeve të shumta për këtë çështje, reagoi edhe kryeministri, Albin Kurti, i cili mohoi të ketë shtrenjtim të rrymës.
“Nëse ka fatura të fryra, KESCO dhe ZRrE janë adresa të cilat duhet t’i adresojnë me seriozitet edhe me shpejtësi të gjitha ankesat, mirëpo nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike. Kur ka konsum më të lartë natyrisht se ka edhe faturë më të lartë. Shtrenjtim të energjisë elektrike nuk ka”, tha ai.
Zëdhënësja e KESCO-s, Margarita Rashiti, shpjegon arsyet e ndryshimit të faturave më të shtrenjta për muajin dhjetor.
“Rrjedhimisht qytetarët janë duke paguar aq sa kanë shpenzuar, nga afër 500 mijë konsumatorë të cilët deri në momentin që ne po flasim u janë lexuar njehësorët e tyre, 14% prej tyre kanë pranuar faturë mbi 100 euro, në ndërkohë 86% prej tyre kanë pranuar fatura nën 100 euro. Pra po flasim për një % shumë të vogël të konsumatorëve që kanë pranuar fatura mbi 100 euro sepse aq kanë shpenzuar, po në anën tjetër ata që e kanë tejkaluar bllokun e parë mbi 800kWh atëherë padyshim që tarifa e lartë dhe e ultë është më e lartë sesa blloku i parë…”, tha ajo pë Rtv21.
Ndërkaq, në Zyrën e Rregullatorit për Energji, deri më tani janë dorëzuar rreth 12 ankesa zyrtare në lidhje me faturat e dhjetorit.
“Për sa i përket ankesave per faturat e fundit, ju informojmë se deri me sot janë pranuar 12 ankesa te konsumatorëve. ZRRE-ja, ka një proces për ankesat e konsumatorëve që konsumatorët e përdorin gjatë gjithë kohës për zgjidhjen e çështjeve në lidhje me leximin e njehsorëve, faturimin, dhe çështje të tjera. Çdo ankesë e konsumatorëve do të zgjidhet sipas procedurës për zgjidhjen e ankesave në sektorin e Energjisë”.
Afati për ankesa të qytetarëve për faturat e muajit dhjetor 2023, në KEDS edne nuk është mbyllur.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...