Lajme

Kerquki: Albin Kurti përmes kukullës së tij, Rozeta Hajdarit, e çoi deri në fund rastin me Klan Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 28 July 2023

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka refuzuar ankesën e Klan Kosova lidhur me pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar me anë të një postimi në Facebook gazetari i T7, Leonard Kerquki, duke thënë se “Albin Kurti përmes kukullës së tij, Rozeta Hajdarit, e çoi deri në fund rastin me Klan Kosovën, duke vendosur për mbylljen e tij”.

Tutje Kerquki shprehet se ky është rast i paprecedent për një shtet demokratik, dhe se ky është momenti kur secili gazetar dhe njeri që ia do të mirën këtij shteti, të çohet në mbrojtje të Klan Kosovës.

-Advertisement-

“Kjo tashme është betejë për mbrojtjen e demokracisë në vendin tonë”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera