Sport

Kërkon mesfushorin e West Ham, Arsenal ofron 80 milionë paund

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 17 January 2023

Arsenal po shijon një sezon fantastik, me londinezët të cilët javë pas jave po marshojnë të sigurt drejt titullit kampion.

Gjithsesi, pavarësisht formës dhe ecurisë, Arsenal po mendon edhe për merkaton dhe fokusi është te mesfushori Declan Rice.

24-vjeçari i West Ham është gjithashtu dëshirë edhe e Chelsea, por “Topçinjtë” po përshpejtojnë dhe po përgatisin një mega ofertë.
Arsenal planifikon të ofrojë deri në 80 milionë paund për shërbimet e Rice dhe për momentin kryesojnë në këtë garë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera