Lajme

Kërkon leje për përdorimin e librave të Gjuhës Shqipe dhe Matermatikës, Latifi i kërkon takim ministres serbe

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 28 August 2023

Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëvë në Luginë, Nevzad Lutfiu., tregoi se i ka dërguar kërkesë për takim ministres së arsimit në Serbi, Slavica  Dejanoviq.

Ai tha se janë bërë dy muaj që shtëpia botuese e vetmja shqiptare në Serbi “Albas” nuk ka marrë përgjigje nga Ministria, për aplikimin që në kordinim me Këshillin Kombëtar Shqiptar  kishin bërë  për lejen e përdorimit të teksteve “Gjuha Shqipe” për vitin e parë, dytë, tretë e katërt dhe të Matematikës të vitit të dytë dhe tretë për Gjimnaz.

“Shtëpia botuse e vetmja shqiptare në Serbi “Albas”, në koordinim me KKSH ka aplikuar për lejen e përdorimit të teksteve “Gjuha shqipe për vitin e I,II,III dhe IV, dhe matematika viti II dhe III (Gjimaz).Sipas ligjit për tekstet shkollore nr. 27/2018, Ministria e arsimit është dashur në afat prej 60 ditëve të kthej përgjigje”.

-Advertisement-

“Më datë 14.08 janë  bërë 60 ditë nga kërkesa dhe ende nuk kemi përgjigje. Për këtë dhe për të gjitha sfidat e arsimit shqip, sot i dërgova kërkesë për takim ministres së arsimit në Serbi, Slavica Gj.Dejanoviq. Kur është në pyetje të ndëshkohen shqiptarët, thirren në ligje, kur është në pyetje interesi i shqiptarëve i shkelin ligjet”, ka shkruar Latifi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera