Lajme

Kërkohet shkarkimi i kryeparlamentarit kroat

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 02 May 2017

Shumica absolute kërkon shkarkimin e kryetarit të Parlamentit Bozho Petrov, kurse ai nuk dëshiron të largohet, thotë Zheljko Ranier nga Bashkësia Demokratike Kroate (HDZ), i cili nuk konfirmoi nëse kryeministri Andrej Plenkoviç ka shumicë parlamentare për të ruajtur Qeverinë pas shkarkimit të katër ministrave dhe prishjes së koalicionit të HDZ-së me Most-in, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Kuvend sot në mëgjes është mbajtur një takim i grupit parlamentar të HDZ-së në të cilën mori pjesë dhe kryeminstri Andrej Plenkoviç me ministrat. Përkundër pritjeve, para mediave nuk u drejtua kryeministri Andrej Plenkoviç dhe nënkryetari i Parlamentit Zheljko Reiner.

Reiner ka shprehur qëndrimin se HDZ paraprakisht këmbëngul në shkarkimin e kryeparlamentarit Bozho Petrov dhe pastaj mund të diskutohet për mocionin e ministrit të Financave Zdravko Mariç.

-Advertisement-

Renier tha se shumica absolute e 79 deputetëve ka firmosur kërkesën për shkarkimin kryetarit të Parlamentit Petrov dhe se qëndrimi i tij në funksion paraqet mosrespektim të zakoneve demokratike.

Në këmbënguljen e gazetarëve për të konfirmuar se kryeministri do të arrijë që të krijojë shumicë të re parlamentare, Reiner nuk është përgjigjur në mënyrë konkrete, por ka shtuar se në botë ka shumë të ashtuquajtura qeveri të pakicës të cilat gëzojnë mbështetjen e partive që nuk janë anëtare të saj.

Kryeministri Plenkoviç ende është në Parlament, në zyrën e grupit parlamentar të HDZ-së dhe pritet që t’i drejtohet opinionit për njoftuar rreth suksesit në mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për mbështetjen e qeverisë ose do të thërrasë sërish zgjedhje të parakohshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera