Lajme

Kërkohet rritja e bashkëpunimit mes policive rajonale

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 18 May 2018

Në konferencën rajonale organizuar nga Policia e Kosovës dhe misioni i EULEX-it u kërkua rritja e bashkëpunimit të ndërsjellët në fusha të ndryshme policore, që kanë për qëllim luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit, shkruan Infokusi.com.

Veç Kosovës, pjesëmarrës në këtë konferencë dy ditore ishin edhe drejtorët e policive të shteteve rajonale, të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Naim Rexha tha se në këtë konferencë u diskutua dhe u sollën përvoja të ndryshme për kërcënimet  trans-nacionale.

-Advertisement-

“Gjatë konferencës, ne si grup, kemi diskutuar për çështje që kanë të bëjnë me kërcënimet  trans-nacionale dhe si mund kjo të ndikojë në stabilitetin rajonal. Kemi dëgjuar katër folës të ftuar, të cilët kanë ofruar perspektiva të ndryshme për fenomenin e kërcënimeve trans-nacionale, të cilat kanë përfshirë fusha tematike të ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm dhe ndikimi i rrjeteve të krimit të organizuar trans-nacional”, ka thënë ai./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera