Kërkohet rishikimi i aktakuzës për infermierët që sulmuan të moshuarën në Pejë

Autori: Gazeta inFokus
12:16 | 05 May 2023
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka reaguar pas aktakuzës lidhur me rastin e ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, kur një e moshuar rezidente në këtë shtëpi ishte keqtrajtuar fizikisht nga stafi i kësaj shtëpie, duke i bërë thirrje Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Gjykatës Themelore në Pejë, që ta rishikojnë këtë aktakuzë dhe të ri kualifikojnë veprën penale, sepse dhuna e përdorur ndaj të moshuarës është bërë në institucion të licencuar nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe personat që kanë ushtruar dhunë ndaj të moshuarës kanë qenë të punësuara në atë institucion.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Pejë, ndaj 3 infermierëve të kësaj shtëpie është ngritur aktakuza për veprën penale “Sulmi”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Bazuar në pamjet e publikuara në media shihej qartë përdorimi i dhunës dhe poshtërimi ndaj të moshuarës në ambientet e Shtëpisë së të Moshuarve në Pejë. QKRMT kishte kërkuar që veprimet ndaj të moshuarës të trajtohet si vepër penale: “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” (neni 195), apo të “Torturës” (neni 196) pasiqë veprimet ndaj të moshuarës kishin edhe elemente të torturës. QKRMT i bën thirrje Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Gjykatës Themelore në Pejë, që ta rishikojnë këtë aktakuzë dhe të ri kualifikojnë veprën penale, sepse dhuna e përdorur ndaj të moshuarës është bërë në institucion të licencuar nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe personat që kanë ushtruar dhunë ndaj të moshuarës kanë qenë të punësuara në atë institucion. Shteti ka përgjegjësi për trajtimin me dinjitet ndaj personave që janë nën mbikëqyrjen e shtetit apo institucioneve të autorizuara nga shteti, dhe dhuna e përdorur ndaj të moshuarës, nuk mund të konsiderohet si sulm i zakonshëm pasi që ajo është shkaktuar nga persona zyrtarë, pra infermiere të Shtëpisë së të Moshuarve, gjë që janë përmbushur elementet e veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, e po ashtu është dashur të vlerësohen edhe veprimet që mund të konsiderohen si “Torturë”. QKRMT u bën thirrje institucioneve përkatëse për mbikëqyrje efektive të trajtimit të personave të vendosur në institucione të mbikëqyrura nga shteti, dhe ndërmarrjen të gjitha veprimeve për ndalimin e torturës dhe çdo forme tjetër të keqtrajtimit”, thuhet në njoftim.
Për më tepër, QKRMT ka përgatitur një analizë ligjore rreth trajtimit të këtij rasti, të cilin mund ta gjeni të bashkangjitur.

Të tjera
-
IKSHPK-ja del me rekomandime për sigurinë e ushqimeve në temperaturat e larta
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka dalë me një varg rekom...
-
Çitaku për Martin Berishajn: Një ditë në prokurori, një ditë në ambasadë – marrëzia s’paska kufi
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar as...
-
Ker-Lindsay për ngërçin: Kurti më shumë faktor që pengon se forcë që sjell zgjidhje, barra më e madhe bie mbi të
James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës, thotë se kryemi...
-
“325 euro për lehonat, por çmimet fluturojnë”: Qytetarët ia prishin Kurtit “festën” për rritjen e shtesave në Facebook
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë njoftimin e minis...
-
Shtiu me a*rmë ndaj disa personave, aktakuzë ndaj të dyshuarit për ‘‘vr*asje të rëndë në tentativë’’
Prokuroria Themelore në Gjakovë, departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur ...
-
Guri: LVV dhe PDK po e pranojnë që LDK-ja është siguresa e shtetit të Kosovës atëherë edhe votuesit do ta votojnë direkt LDK-në
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka reaguar ndaj ...
-
Bajrami s’ndalet, tash ia përmend Muratit mikun e Kurtit: Konsultoje Martin Berishajn, se kish ardh për “vizitë”
Deputetja Hykmete Bajrami sërish i ka reaguar ashpër ministrit në detyrë të F...
-
E konfirmon Prokuroria Speciale, Martin Berishaj u intervistua si i dyshuar, këto janë arsyet
Prokuroria Speciale në Kosovë ka konfirmuar për Infokus se ambasadori i Kosov...
-
Dedaj reagon pas intervistimit të Martin Berishajt: Kurti e Osmani shkarkuan ambasadorë padrejtësisht tash për Martinin nuk po kanë guxim
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar pas...
-
Muharremi publikon matjen Omnibus: Lëvizjen Vetëvendosje e preferojnë më së shumti votuesit me pak edukim
Analisti Shenoll Muharremi ka shpërndarë disa të dhëna të fundit nga matja “O...
-
Operacioni ‘Rruga e malit 3’ – Policia konfiskon duhan pa banderola e mbi 700 kg mish që po transportohej në kushte të rrezikshme sanitare
Policia Kufitare është duke zbatuar një plan operativ ‘Rruga e malit 3’, në t...
-
Aksident i rëndë trafiku në rrugën Skenderaj – Mitrovicë, policia jep detaje
Një aksident trafiku mes tre veturave ka ndodhur sot në rrugën Skenderaj – Mi...