Lajme

Kërkohet që rasti i vajzës nga Drenasi të kaloj në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 04 March 2019

Në mbledhjen e së hënës të Komisionit për të Drejtat e Njeriut është shqyrtuar edhe një kërkesë në lidhje me rastin e vajzës nga Drenasi.

Organizata “Avonet” ka kërkuar që ky rast të kaloj në Gjykatën e Ferizajt, pasi sipas tyre, kjo gjykatë i trajton këto raste me prioritet.

Kenan Gashi nga kjo organizatë, ka thënë se kjo kërkesë vije pasi Gjykata në Ferizaj, i trajton me prioritet këto raste.

-Advertisement-

“Për arsye se kjo gjykatë ka vënë në prioritet fushën e ngacmimeve dhe të dhunimeve”, tha ai.

Deputeti Shemsi Syla, ka thënë se kjo çështje duhet të trajtohet nga organet e drejtësisë.

“Unë mendoj që kjo është çështje e drejtësisë. Nuk e di sa është e ligjshme të merremi me këtë çështje”, tha ajo.

Deputetja Lirije Kajtazi, tha se si komision duhet të angazhohen që të sigurojnë një avokat për vajzën dhe sipas saj diçka tjetër nuk mund të bëjnë.

Në komisionin për të drejtat e njeriut është trajtuar edhe puna e komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusin e personave të dhunuar gjatë luftës, ku deputetët kanë pasur ankesa për punën që po bënë ky komision.

Deputetja Teuta Haxhiu, ka thënë se puna e këtij komisioni nuk është serioze, pasi ka shumë vonesa.

“Komisioni qeveritar për personat e dhunuar gjatë luftës, nuk janë fare serioze. Është papërgjegjësi totale e komisionit. Si komision erdhi një herë, edhe një shkresë”, tha ajo.

Ajo tha se në takimin që e kanë pasur, kanë marrë shumë ankesa, por që asnjë prej tyre nuk kanë dërguar një shkresë për t’u ankuar për kushtet në të cilat punojnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera