Lajme

Kërkohet që profesorët që kanë problem me ligjin të largohen nga UP

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 24 September 2020

Profesorët të cilët kanë problem me ligjin duhet të suspendohet nga puna e tyre në Universitetin “Hasan Prishtina”.
Kështu është kërkuar nga Organizata Demokracia Studentore nga rektori i ri, Naser Sahiti, shkruan Gazeta Infokus.

Në komunikatën për media thuhet se Demokracia Studentore gjatë një hulumtimi që e ka kryer në Universitetin e Prishtinës, ka identifikuar që një numër i profesorëve kanë aktakuza të ngritura nga Prokuroria e Shtetit për vepra të ndryshme penale, që kanë të bëjnë me keqpërdorim të detyrës zyrtare, ngacmime seksuale etj.

Kjo do të vlente edhe për profesorët qe janë të kyçur ne politik dhe kanë aktakuza që nuk kane te bëjnë me Universitetin e Prishtinës dhe deri në lirimin e të gjitha aktakuzave këta profesorë nuk duhet të ligjërojnë në UP.

-Advertisement-

Mexhid Ramusa nga kjo organizatë ka thënë se kjo draft rregullore do t’i kontribuonte pozitivisht universitetit në cilësi dhe etik, dhe si organizatë do ta dorëzojnë kërkesën në rektorat pasi që kjo është përkrahur edhe nga organizatat tjera dhe nga studentët e Universitetit të Prishtinës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera