Lajme

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit që sulmuan seksualisht dy të mitura në Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 08 September 2022

Tre persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy të mitura në Skenderaj, më 2 shtator rreth orës 14:00.

Lidhur me këtë rast, tashmë Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Për Express lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.

-Advertisement-

Për këtë rast është raportuar edhe në raportin 24 orësh të Policisë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një femër kosovare ka ftuar në banesën e saj dy vajzat e tij të mitura 9 dhe 11 vjeç dhe sipas tyre, aty kanë qenë dy të dyshuar meshkuj kosovarë të afërm të të dyshuarës dhe i kanë ngacmuar me fjalë vajzat e mitura dhe i kanë nxitur të martohen në moshë të re. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera