Lajme

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj një të miture

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 28 July 2022

Është arrestuar H.M, i cili dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur. Ndaj tij, tashmë Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, më 27 korrik 2022, Prokurori i Shtetit nga Departamenti për të Mitur, ka ndaluar personin me inicialet H.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”, të paraparë sipas KPRK-së.Po ashtu, sot nga Prokurori i Shtetit është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit në gjykatën kompetente, për veprën penale të lartcekur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria njofton se në koordinim me të gjitha institucionet relevante është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.​

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera