Lajme

Kërkohet paraburgim për 70-vjeçarin e dyshuar se mbyti gruan e tij

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 25 November 2022

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit I.G 70-vjeçar për vrasjen e gruas së tij në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, zyrtarja për informim e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka sekuestruar edhe një sëpatë me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

-Advertisement-

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka kërkuar dënim maksimal për gjithë ata që kryejnë krime ndaj grave.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e ka quajtur tronditës lajmin për vrasjen e mësueses nga bashkëshorti i saj.

Derisa Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është shndërruar në fenomen shqetësues vrasja e grave nga burrat e tyre. Ka premtuar se do të gjejnë forcë drejt vënies së drejtësisë, ngritjes së vetëdijes qytetare dhe përgjegjësisë institucionale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera