Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vodhi para në Graçanicë e Uglarë

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 21 May 2024

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.G., i cili është ndaluar me urdhër të prokurorit më 19 maj 2024.

Ai dyshohet se të dielën rreth orës 00:30 në Graçanicë, konkretisht në një autolarje, në bashkëkryerje me një të mitur (i cili gjendet në arrati), kanë hapur me forcë aparatet e autolarjes dhe nga aty kanë marrë para metalike në vlerë prej 500 eurosh.

Po ashtu, në ditën e njëjtë, i pandehuri i lartcekur në bashkëkryerje me të miturin, në fshatin Uglarë kanë hapur me forcë bankomatin që shërben për këmbimin e parave nga ato të letrës në ato të metalta, si dhe kanë hapur të gjitha arkat e tjera dhe nga aty kanë marrë para në vlerë prej 3600 euro, e më pastaj me taksi janë larguar nga vendi i ngjarjes.

-Advertisement-

Me këto veprime kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, sipas KPRK-së.

Po ashtu bëhet e ditur se i pandehuri B.G., dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera