Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për mashtrim me Bitcoina

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 25 July 2024

Është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë të dyshuarit për “mashtrim” me Bitcoina.

Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Aksioni u zhvillua gjatë ditës së djeshme pesë lokacione në Prishtinë, Kamenicë dhe Viti.

-Advertisement-

Pos pesë të prangosurve, edhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

“B.Sh., B.H., V.C., B.B. dhe L.B., dyshohen se nga muaji janar-prill 2024, në bashkëkryerje, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete i kanë vënë në lajthim palët e dëmtuara, kinse do t’iu shesin bitcoina, duke i nxitur kështu të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre dhe me këto veprime kanë arritur të përfitojnë shuma të konsiderueshme të parave. Në këtë çështje penale janë në kërkim edhe dy persona të tjerë të dyshuar, të cilët nuk janë gjetur në objektet përkatëse”, u tha gjatë ditës së djeshme në njoftimin e lëshuar nga Prokuroria dhe Policia transmeton Klankosova.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera