Kërkohet më shumë transparencë për punën e grupit punues për anëtarësimin në NATO
Autori: Gazeta inFokus
21:19 | 05 January 2023
Në fillim të vitit 2022, Kosova formoi grupin punues për përshpejtim të anëtarësimit në NATO. Njohësit e fushës tregojnë hapat që shteti duhet t’i ndërmarrë në këtë proces, teksa kërkojnë më shumë përfshirje dhe transparencë.
Menjëherë pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, Kosova mori hapin e parë drejt anëtarësimit në NATO.
Në mars të vitit të kaluar, kryeministri Albin Kurti formoi grupin punues për përshpejtimin e këtij procesi më në krye Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Pjesë e këtij komisioni është edhe Ministria e Mbrojtjes.
Kjo e fundit në një përgjigje për tëvë1, ka treguar veprimet që janë ndërmarrë në kuadër të këtij grupi.
“Në këtë aspekt është formuar grupi teknik profesional, i cili në bashkëpunim me zyrën ndërlidhëse të NATO-s është duke punuar për standardizimin e doktrinave, ndërkohë që po investojmë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, përmes shkollimit të kuadrove të reja të ushtarakëve në QSU, por dhe në akademitë më prestigjioze në botë, si dhe përmes modernizimit të pajisjeve ushtarake, investimit në armatime të prokuruara sipas standardeve të NATO-s, që vetëm gjatë vitit 2022 tejkalon për 84% shumën e investuar në këtë drejtim gjatë vitit 2021”, kanë thënë nga MB-ja.
Sipas këtij dikasteri, Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme dhe ka kapacitete që të bëhet pjesë e Aleancës Veri-Atlantike.
E njohësi i fushës, Nuredin Ibishi vlerëson se në këtë grup duhet të ketë më shumë përfshirje nga shoqëria civile.
“Realisht duhet bërë një grup i punës, grup të them gjithëpërfshirës, jo vetëm nga strukturat institucionet por edhe nga shoqëria civile dhe nga ekspertët…”, tha ai.
Madje, ai tregon për tëvë1 hapat që duhet ndërmarrë vendi në këtë proces.
“Kështu që qëllimi përfundimtar është që Kosova sa më shpejt të kalon në Partneritetin për Paqe para anëtarësimit në NATO. Mandej duhet bërë programe strategjike. Mandej çështja e pjesëmarrjes në Kartën e Adriatikut dhe manovrat e ndryshme që janë organizuar- mbrojtësi i Evropës 21 dhe 22”, theksoi Ibishi.
Kurse, për Bedri Elezin, mostransparenca rreth punës së këtij grupi qëndron te kostoja financiare.
“Nëse i referohemi aktiviteteve të cilat janë marrë d.m.th nga ky ekip, komision kujtojmë se në aspektin financiar janë kogja të shtrenjta dhe ndoshta gjithë arsyeja pse janë mbyllur për publikun dhe mediat mund te jetë te çështja financiare, te shpenzimet e saj”, tha Elezi.
Madje, ai jep një afat se kur mund të jetë Kosova pjesë e NATO-s.
“Siç e dini janë disa kritere dhe procedura që duhet çdo shtet t’i zbatojë para se të bëhet anëtare e NATO-s, unë besoj që brenda një afati prej 5 vitesh Kosova do të jetë në NATO”, ka thënë Elezi.
Televizioni ka kontaktuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme por që deri në momentin e raportimit nuk ka marrë përgjigje.

Të tjera
-
Kadrijaj thotë se VV qëllimshëm po e mban të bllokuar Kuvendin
Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrirjaj thotë se moskonstituimi i Kuvendi...
-
Mustafa: Përgjegjësia për bërjen e 61 votave i takon Kurtit dhe Vetëvendosjes
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, pas dështimit të 35-të të konstituimit të ...
-
Çitaku: Për Albin Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti
Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur për me...
-
Vazhdon ngërçi, dështon konstituimi i Kuvendit për të 35-ën herë
Ka dështuar edhe përpjekja e 35-të për konstitutuimin e Kuvendit.Lëvizja Vetë...
-
Krasniqi: Çdo 48 orë vijmë me shpresën që do të dalin me emrin e ri të kryeparlamentarit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosoës, Memli Krasniqi, foli shkurtimisht p...
-
Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë
Disa qytetarë të Kosovës aktualisht po protestojnë para Kuvendit të Kosovës, ...
-
Limaj për Kurtin: E bëri gjithë atë fushatë, nuk është në gjendje me u ul me bisedu për ndërtimin e Qeverisë
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur para tentimit të 35-të ...
-
Guri komenton ‘nomadët’ e kryeministrit në detyrë: I vetmi në Kosovë që nuk ka shtëpi është Kurti
Deputeti i betuar i LDK-së, Paris Guri ka komentuar deklaratën e kryeministri...
-
KESCO: Prodhimi i energjisë elektrike vazhdon të jetë i kufizuar
KESCO ka njoftuar se prodhimi vendor i energjisë elektrike vazhdon të jetë i ...
-
Arben Gashi: Kurti dhe partia e tij duhet ta gjejnë zgjidhjen
Deputetët kanë nisur të shkojnë në Kuvend në përpjekjen e 35-të për ta provua...
-
Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë vikendit do të mbajë ...
-
Persona të panjohur hodhën gran*atë dore në një pishinë në Gjakovë, policia jep detaje
Disa persona të panjohur kanë hedhur një granatë dore në një pishinë në Qabra...