Ekonomi

Kërkohet debat parlamentar për sanksionet ekonomike ndaj Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 19 November 2018

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Korab Sejdiu së bashku me 12 deputetë të tjerë sot kanë dorëzuar në Kuvend kërkesën për Debat Parlamentar në lidhje me sanksionet ekonomike dhe politike ndaj Serbisë.

Sejdiu përmes një publikimi në Facebook ka treguar se kjo kërkesë vjen pas agresionit të shtetit serb ndaj Kosovës.

Ai tha se Kosova e ka të drejtën për t’u vetëmbrojtur nga Serbia.

-Advertisement-

“I mbështetur nga 12 kolegë deputetë të tjerë nga radhët e opozitës (shih nënshkrimet), sot dorëzova në Kuvend të Republikës së Kosovës Kërkesën për Debat Parlamentar lidhur me nevojën urgjente për vendosje të Sanksioneve Ekonomike (përfshirë Embargon) dhe Sanksioneve Politike kundër Serbisë, si masë reciprociteti. Si edhe shihet në arsyetim, agresioni i Serbisë ndaj Kosovës, i intensifikuar sidomos kohëve të fundit, duhet të merr përgjigje të ashpër nga Kosova. Thjeshtë, e drejta e Kosovës për tu vetëmbrojtur nga agresioni i drejtpërdrejtë i Serbisë mbizotëron çfarë do obligimi ndërkombëtar që Kosova mund të ketë marrë përmes marrëveshjeve bilaterale apo multilaterale”, ka shkruar Sejdiu.

Kërkesën e deputetit Sejdiu e kanë mbështetur edhe Vjosa Osmani- Sejdiu nga LDK, Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi nga VV, Armend Zemaj nga LDK, besa Gaxherri nga LDK, Mirjeta Kalludra nga LDK, Visar Ymeri nga PSD, Fatmire Kollçaku nga VV, Haxhi Avdyli nga LDK, Arbërie Nagavci nga VV, Dardan Sejdiu nga PSD dhe Salih Salihu nga PSD.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera