Lajme

Kërkohen para për të ndërtuar përmendoren e Skënderbeut në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 23:57 | 25 January 2020

Shoqata “Trojet e Arbrit” ka iniciuar që shtatorja e heroit të kombit, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ngritet edhe në qytetin e Prizrenit.

Kërkesën e shoqatës e ka pranuar komuna e Prizrenit, e cila si ndihmë ka ndarë 9 mijë euro.

Ndërsa, siç theksoi Abaz Fejzullahu sonte në “Fol Shqip Shoë”, në Zvicër janë mbledhur mbi 22 mijë franga dhe euro, derisa edhe në SHBA dhe Gjermani janë mbledhur disa shuma të parave për këtë qëllim.

-Advertisement-

Deri tash thuajse gjysma e parave janë grumbulluar.

Gurthemeli i shtatore është bërë më 28 nëntor të vitit 2019, ndërsa, përurimi i saj pritet të bëhet më 2 mars të këtij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera