“Kërkohen dymbëdhjetë të dyshuarit e tjerë për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë”
Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 30 November 2017
“Janë dhënë urdhra për arrestimin e 36, ndërsa për 12 persona akoma po gjurmohet, ata me siguri janë në Republikën e Maqedonisë”, kështu deklaroi Spasovski.
Në lidhje me atë se a do të shpallet fletarrest për to, Spasovski tha se ajo është punë e Prokurorisë dhe e Gjykatës.Ai nuk deshi t’i përmend emrat e personave që kërkohen, as se a ka deputet mes tyre ose organizatorë të ngjarjeve të 27 prillit, duke theksuar se ato të dhëna nuk mund të shpërndahen në opinion.Për ata që janë në paraburgim, ndërsa janë edhe të punësuar në MPB, Spasovski tha se ka norma ligjore që tregojnë se duhet të veprohet në asi raste.“Të gjithë ata të cilët janë të punësuar në MPB, nëse u caktohet masë arresti, pas raportimit marrëdhënia e tyre e punës pezullohet. Për ata për të cilët deri më tani nuk është udhëhequr procedurë disiplinore hapet mundësia për ngritjen e kësaj procedure”, sqaroi Spasovski.
Lidhur me atë nëse MPB mori pjesë në krijimin e veprës, duke e pasur parasysh atë se bëhet fjalë për vepër të rëndë penale terrorizëm, Spasovski tha se roli i MPB-së është rregulluar në Ligjin për procedurë penale. Shtoi se kallëzimet penale, klasifikimin e veprave është duke i punuar Prokuroria Publike Themelore për Krim të Organizuar.Në pyetjen nëse ekzistojnë mundësi ata të arratisen dhe nëse ndonjëri prej tyre ka pasaportë të falsifikuar ministri tha MPB është duke punuar në sigurimin e këtyre personave të mos arratisen dhe të dalin para gjykatës.
Lidhur me mundësinë që të rritet numri i personave të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit, theksoi se për këtë vendos prokuroria.Në pyetjen nëse ka njohuri se disa prej këtyre 12 personave ka shtetësi të dyfishtë Spasovski u përgjigj: “Kemi njohuri, këto njohuri për momentin nuk janë për mediat dhe opinionin”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...