Kërkohen 10 vende në Kuvend për diasporën
Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 04 August 2018
Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka kërkuar që institucionet e Kosovës të bëjnë ndryshimet e duhura në Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet përkatëse në mënyrë që t’ua mundësojë bashkatdhetarëve dhjetë vende në Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, përmes një konference për media, me temën “Diaspora, aset shumë i rëndësishëm i shtetit të Kosovës”, ka thënë se për t’ua kthyer mundin dhe sakrificën mërgatës kosovare duhet t’ua mundësojnë përfaqësimin në institucionin me të lartë ligjvënës në Kosovë.
Sipas Rexhepit, arsyeja pse po i propozojnë vendet e rezervuara është se ata vet duhet t’i propozojnë kërkesat dhe shqetësimet e tyre në institucionet e Kosovës, meqë i dijnë më së miri.
Sipas statistikave, të regjistruar, sipas Rexhepit janë 400 mijë bashkatdhetarë, ndërsa numri i tyre vlerësohet të jetë diku mbi 700 mijë bashkatdhetarë vetëm nga Kosova.
Rexhepi ka vlerësuar se përzgjedhja e përfaqësuesve të mërgatës kosovare është e thjeshtë, cilido që merr vota me së shumti ai edhe merr mandatin e deputetit. Derisa, ka propozuar që bashkatdhetarët në SHBA t’i kenë dy deri në tri vende në Kuvend.
Sipas Rexhepit ndarja e vendeve për mërgatën kosovare nuk do t’i ndante bashkatdhetarët, pavarësisht se ka të organizuar në parti të ndryshme. Mirëpo, ai thotë se kjo do të zgjidhej lehtë pasi ai që do të merrte vota me së shumti do të përfaqësonte diasporën.
Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka përgatitur edhe nga një dhuratë modestë për bashkatdhetarët të cilat do t’ua shpërndaj gjatë kësaj vere. Në këtë dhuratë është një bllok shënimi, një bexh, fletëpalosje me statistikat e numrit të bashkatdhetarëve në botë dhe një fletëpalosje me aktivitetet e shoqatës.
Të tjera
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...