Lajme

Kërkimet në rrënojat e vilës 4 katëshe në ish-Kënetë, flet zjarëfiksi italian: Ka sinjale për të gjallë

Autori: Gazeta inFokus 07:51 | 28 November 2019

Forcat e kërkim-shpëtimit vijojnë akoma punën për të nxjerrë trupat në rrënojat e vilës 4 katëshe në zonën e ish Kënetës, ku në ndihmë kanë ardhur edhe forcat zjarrfikëse italiane.

Gjatë kërkimeve, një nga zjarrfikësit italianë, Michelangeo Saporito tha se ka pasur sinjale për shenja jete të personave nën rrënoja.

“Ndjehen sinjale që mund të na drejtojnë drejt kërkimeve të personave të familjes Lala nën rrënojat e vilës 4 katëshe në zonën e ish-kënetës.

-Advertisement-

Shpresojmë që personat të jenë ende gjallë, ne do të vijojmë kërkimet deri sa të kemi forcën dhe të nxjerrim të gjithë personat nga rrënojat, shpresojmë edhe të gjallë.

Ne do të vijjmë të punojmë pavarësisht kushteve të motit. Derisa nuk krijohet rrezik për forcat e kërkim shpëtimit ne do të vijojmë operacionin pa ndalur”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera