Kërcitja e dhëmbëve gjatë gjumit, trajtimet natyrale që ndihmojnë
Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 14 October 2024
Kërcitja e dhëmbëve gjatë gjumit është një ndër simptomat më të sikletshme dhe të zakonshme të problemeve të gojës.
E njohur ndryshe si sëmundja e bruksizmit mund të shkaktojë dhimbje koke, nofullash dhe dhëmbë të dëmtuar.
Megjithëse mund të vazhdojë gjatë gjithë ditës kërcitja e dhëmbëve ju ngacmon kryesisht gjatë natës.
Kjo do të ndikojë jo vetëm në shëndetin tuaj oral, por edhe në cilësinë e gjumit pasi do të zgjoheni të lodhur.
Më poshtë AgroWeb.org ju tregon disa nga mënyrat më të lehta dhe efikase se si të evitoni kërcitjen e dhëmbëve gjatë natës.
Peshqirë të ngrohtë
Kompresat me peshqirë të ngrohtë mund të jenë zgjidhja ideale për problemin tuaj.
Kjo metodë funksionon më së miri duke ngrohur një peshqir të butë ose një copë dhe t’a vendosni tek nofullat.
Mjaftojnë të ngrohni pjesën e poshtme të fytyrës për 15 minuta, pra kalojeni peshqirin nga secila anë e nofullës para se të flini.
Ndjesia e nxehtësisë do të rrisë qarkullimin e gjakut në fytyrën tuaj dhe do të ndihmojë muskujt të relaksohen.
Në këtë mënyrë duke qenë muskujt të relaksuar ju do të jeni të qetë dhe nuk do t’i kërcisni dhëmbët teksa filini.
Magnezi
Një dietë e mirë do të thotë edhe shëndet i mirë.
Balancimi i dietës mund të jetë një tjetër zgjidhje e lehtë dhe efikase ndaj këtij problemi.
AgroWeb.org ju këshillon të merrni sasi magnezi nga ushqimet që konsumoni.
Ky mineral është i njohur për vetitë e tij reklasuese dhe qetësuese si për zemrën ashtu edhe muskujt.
Ndjesia e relaksimit që fal magnezi do t’ju shoqërojë për një kohë të gjatë duke parandaluar kërcitjen e dhëmbëve.
Melatonina dhe valeriana
Siç përmendëm edhe më lart ndjesia e qetësisë për organizmin është shumë e rëndësishme në mirëfunksionimin e tij.
Në rastin e sëmundjes së bruksizmit apo problemeve me gojën mund të përdorni melatoninën apo çajin e valerianës si një alternative e mirë.
Të dy këta përbërës do t’ju ndihmojnë të keni një gjumë më të qetë gjatë natën dhe të jeni të relaksuar edhe gjatë ditës.
Ndërsa valerianën mund t’a përgatisni si çaj për të marrë melatoninën konsumoni shumë banane dhe xhenxhefil.
Vaji i lavandës
Vaji esencial i lavandës përveç aromës së mrekullueshme ka edhe veti qetësuese.
Ky vaj do të ndikojë në sistemin tuaj nervor duke çliruar muskujt dhe mendjen.
Çdo natë para se të flini spërkasni në jastëk pak pika vaj lavande, në mënyrë që të veprojë si një qetësues natyral gjatë natës.
Protezat e dhëmbëve
Një tjetër mënyrë e mirë e evitimit të pasojave që lë kërcitja e dhëmbëve është proteza e kauçukut.
Është e rëndësishme të konsultoheni me dentistin tuaj për një proteze të personalizuar dhëmbësh.
Kjo protezë do të përdoret nga ju vetëm gjatë natën apo kohëve kur flini dhe do të parandalojë fërkimin e fortë të dhëmbëve.
Si t’a parandaloni sëmundjen e bruksizmit
Stresi është faktori kryesor i kërcitjes së dhëmbëve dhe tendosjes së muskujve.
Prandaj për të evituar të gjitha pasojat negative që përjetimi i stresit sjell, mundohuni të evitoni sa më shumë emocionet negative.
Menaxhimi i stresit fillon që nga mënyra se si organizoni jetën e përditshme.
Të tjera
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...
-
Partia gjermane që synon t’i fitoj zgjedhjet, AdD, dëshiron që Gjermania të dal nga BE
AfD, në pjesë të saj ekstremiste e djathtë ka deklaruar në manifestin e saj e...
-
Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore
Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin ...
-
Izet Mexhiti thotë se e di vendndodhjen e Artan Grubit
Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, ka deklarua...
-
Shfaqen përsëri grafite me simbolin serb në veriun e Mitrovicës
Policia raporton se janë shfaqur grafite me simbolin serb në veri të Mitrovic...
-
Nëna nga Prishtina raporton në polici se ia kanë rrëmbyer djalin për një borxh 300 euro
Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se me datën 16 të këtij muaji i ...
-
Mjek nga Arabia Saudite, jetonte në Gjermani nga viti 2006 – Detaje të reja për sulmuesin në Gjermani
Dhjetëra njerëz u plagosën dhe të paktën dy persona, duke përfshirë një fëmij...
-
Ardhja e mërgimarëve, deri në një orë pritje në Merdare dhe te Dheu i Bardhë
Kanë filluar kolonat në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesi...