Lajme

Kërcime nga ura në Ujman për nderë të Policëve të Rënë në Detyrë

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 26 July 2024

Sot po shënohet Dita Memoriale për Policët e Rënë në detyrë.

Për këtë ditë janë organizuar aktivitete të ndryshme, e ndër to edhe kërcimi nga një urë e Liqenit të Ujmanit.

Grupi i personave që kanë bërë kërcimet nga kjo urë kanë qenë nga Gjakova.

-Advertisement-

Ky aktivitet është organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa të pranishëm ishin dy zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi e Donika Gërvalla, shoqëruar nga disa ministra të kabinetit qeveritar e nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.

Siç njofton gazetari i Klan Kosova, Drin Demiri, për këtë organizim janë angazhuar forca të shtuara policore.

Veç pjesëmarrjes në këtë aktivitet, delegacioni qeveritar ka bërë homazhe edhe te pllaka përkujtimore e policit të vrarë më 2011, Enver Zymeri.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera