Lajme

“Kërcënon” Vuçiq: Po i japim kohë Kosovës për ta ndryshuar vendimin, nëse jo pasojnë masat

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 21 September 2021

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Serbisë, e cila pasoi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për reciprocitet për targat.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur vendimin e fundit të Kosovës, vendim barbar dhe kriminal.

Ai tha se ka kërkuar tërheqjen e të gjitha trupave policore të Kosovës nga veriu i vendit, në mënyrë që të vazhdojë dialogu.

-Advertisement-

“Serbia kërkon tërheqjen e trupave policore të Kosovës nga veriu i Kosovës, që situata të kthehet si më parë, dhe pastaj që të shkojmë në Bruksel për të diskutuar gjithçka, dhe nëse është e mundur të pajtohemi”, tha Vuçiq pas seancës së Kombëtare të Këshillit të Sigurisë.

Vuçiq tha gjithashtu se ai e hodhi poshtë një propozim, që siç ka thënë ai e mori nga BE dje, pasi tha se dukej si “një zgjidhje kompromisi e supozuar”.

Ai ka thënë se do t’i japin kohë Prishtinës për të ndryshuar siç ka thënë ai “vendimet e këqija”, dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të ndërmarrin masa.

“Ne duam të tregojmë vullnet të mirë dhe të lëmë ca kohë Prishtinën për të ndryshuar vendimet e tyre të këqija. Nëse ata nuk duan, ne do të marrim masa për të mbrojtur interesat e Republikës së Serbisë dhe për këtë i informova anëtarët e Quintit dhe përfaqësuesit e B -së. Unë nuk kam fshehur asgjë para tyre, u kam thënë gjithçka në fytyrë ”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera