Lajme

Kërcënon sekretari i OVL-UÇK: Nëse nuk merren masa ndaj këtyre kriminelëve do të veprojmë vetë

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 25 September 2020

Faton Klinaku, sekretar në OVL-UÇK, ka thënë se zyrat e tyre janë mbushur plot me njësinë e EULEX-it.

Ai ka thënë se nuk ka parë të kenë ndonjë urdhëresë për këtë aksion ani pse njësia e EULEX-it kanë pohuar që e kanë .

Klinaku duke i quajtur kriminelë njësinë e EULEX-it ka thënë se nëse shteti nuk ndërmerr diçka për ta atëherë janë ata vetë që duhet ta bëjnë këtë gjë.

-Advertisement-

“Isha duke pi kafe zë zyrë dhe pashë korridorin e mbushur me plot këta zotëri që janë konsultu ehde me shtetin dhe me ta është edhe hetuesi i dhomave të specializuara. Jeni ka veproni si në kohën e Jugosllavisë mirëpo atyre është dasht me ju kundërpërgjigj. Nëse shteti nuk merr masa për këta kriminelë atëherë duhet të marrim vetë masa.

Janë duke kontrollu të gjitha zyrat, kryetari nuk po përgjigjet në telefon. Me sigri nuk po e lejojnë.  Urdhëresën nuk e kam parë ehde pse kanë thënë që e kanë”, ka thënë Klinaku./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera