Lajme

Kërcënojnë naftëtarët, paralajmërojnë rritje çmimesh në krizën më të madhe në vend

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 15 October 2020

Kohët e fundit, ështëshënuar rritje e çmimeve, në shumë produkte në vend. Sa u përket derivateve, ato nuk është se kanë pësuar lëvizje të mëdha, porse pritet të ketë së shpejti.

Në Shoqatën e Naftëtarëve thonë se qytetarët e vendit edhe më tej po shërbehen me çmimet më të lira në vend.

“Çmimet i përcakton bursa dhe organizata prodhuese OPEC, ku reflekton edhe në Kosovë. Çmimet në Kosovë sillen kështu: dieseli 0.85 centë deri në 0.92 centë, benzina 0.87 deri në 0.95 centë. Qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë që e ka akcizen më të ulët për 0.22 centë për një litër”, kanë deklaruar në këtë shoqatë.

-Advertisement-

Por, këto çmime pritet të rriten.

“Sipas informatave ku ka qenë një takim me organizaten prodhuese e ka kundërshtuar Rusia. Ka kërkuar që të reduktohet prodhimi, por shtetet arabe e kanë kundërshtuar kështu që do të ketë rritje të lehtë të çmimeve, sepse prodhimi në OPEC, është në rritje”, kanë deklaruar naftëtarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera