Lajme

Kërcënohet mjeku në QKUK nga një familjar i një pacienti

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 09 December 2022

Mjeku Shaqir Uka, shef i Mjekimit Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është kërcënuar sot.

Ai është kërcënuar nga familjari i një pacienti të shtrirë në këtë njësi.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se sot në vendin e punës, derisa po kryente detyrën e tij është kërcënuar Dr. Shaqir Uka, shef i Mjekimit Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kërcënimi ka ndodhur  nga familjari i një pacienti të shtrirë në këtë njësi.

ShSKUK dhe Klinika e Anestezionit e Mjekimit Intensiv Qendror dënojnë këtë akt, duke kërkuar nga organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe kryesi i kësaj vepre  të marr dënimin meritor.

Puna në Mjekimi Intensiv është punë nën presion për shkak se në këtë njësi luftohet për jetën e pacientit, andaj kanosjet e tilla e vështirësojnë tejmase punën dhe pozitën edhe ashtu të rënduar të personelit në këtë njësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera