Kërcënimi ndaj prokurorit të shtetit, gjykata merr vendim për ish-prokurorin Rexha
Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 21 July 2022
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaji ndaj ish-prokurorit Ali Rexha, i dyshuar për kanosjen e prokurorit Lulzim Sulejmani.
Këtë vendim e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Ndryshe, ish-prokurori Rexha ishte arrestuar të mërkurën nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosja”.
Këshilli Prokurorial i Kosovës përmes një komunikate kishte njoftuar se është kanosur prokurori Lulzim Sulejmani në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe e ka dënuar kërcënimin ndaj tij.
“Këto kërcënime serioze ndaj Prokurorit Sulejmani vijnë si rrjedhojë e angazhimeve të prokurorit në kuadër të aktiviteteve të tij në proceset disiplinore, të realizuara kohë më parë, ndaj ish-pokurorit special, Ali Rexha. Këshilli Prokurorial qëndron fuqishëm në përkrahje të prokurorit Lulzim Sulejmani dhe ofron mbështetje të plotë në punën e tij gjatë ushtrimit të funksionit si Prokuror i Shtetit”, thuhet në njoftim.
“KPK-ja siguron opinionin publik se kërcënimet ndaj prokurorëve nuk do t’i zmbrapsin synimet dhe përpjekjet e vazhdueshme për fuqizimin e shtetit ligjor dhe kërkon nga organet kompetente që këtë rast ta trajtojnë me seriozitetin dhe urgjencën e duhur”, thuhet tutje. /BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Tetë vjet nga ndalimi i hyrjes së trenit serb në Kosovë
Beogradi zyrtar para tetë vjetësh kishte nisur një tren drejt Kosovës, i deko...
-
Raportet Kosovë-Serbi, Ukraina, sanksionet ndaj Rusisë – Çfarë pritet nga BE-ja gjatë këtij viti?
Është e vështirë të anashkalohet inaugurimi i presidentit amerikan, Donald Tr...
-
Moti për ditën e sotme
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i ...
-
Nesër takimi për të zhdukurit, Kosova do ta kërkojë zbatimin e shkresës për arkivat
Nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zh...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot vazhdon pro...
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...