Sport

“Kërcënimi” i Al Khelaifit, Mbappe ka një afat për të marrë një vendim

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 06 July 2023

Çdo verë ndodh diçka me Kylian Mbappénë. Që nga viti 2018, kur ai ngriti Kupën e Botës në Rusi, e ardhmja e tij është debatuar mes besnikërisë ndaj një klubi dhe një qyteti dhe mundësitë për t’u transferuar në një klub edhe më madh evropian.

Megjithatë, me kalimin e viteve, situata ka ardhur duke u tensionuar, ndërkohë që ofertat ekonomike që Nasser Al-Khelaifi i ka bërë “yllit” parizien për të qëndruar në Paris kanë arritur pikën që mund të konsiderohen të palogjikshme ekonomikisht.

“Ne duam që ai të qëndrojë, por ai nuk mund të largohet falas”, tha Al-Khelaifi gjatë prezantimit të ri Luis Enriques.

-Advertisement-

“Kishte një marrëveshje verbale dhe ai e kishte diskutuar atë në një intervistë. Dhe u trondita shumë kur mësova se ai kishte vendosur të largohej falas.

Është shumë zhgënjyese sepse Mbappe është një djalë fantastik, një zotëri i vërtetë dhe të largohesh falas, duke dobësuar klubin më të madh në Francë, është e pamundur. Kur dëgjova lajmin, u trondita dhe u zhgënjeva.”

Mbappe duhet të vendosë maksimumi brenda dy javësh për të ardhmen e tij. Nëse reziston dhe nuk firmos rinovimin e kontratës, PSG detyrohet ta nxjerrë në shitje, për të arkëtuar sa të mundet, por kurrsesi, sikurse “kërcënoi” Al Khelaifi, nuk mund të largohet falas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera