Lajme

Kërcënimet e Serbisë ndaj Malit të Zi dhe RMV-së, Rama: Të rrezikshme dhe të papranueshme

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 21 August 2023

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën politike në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, Rama se nuk duhet harruar fakti se RMV e Mali i Zi janë aleatë të NATO-s

REAGIMI I KRYEMINISTRIT EDI RAMA:

-Advertisement-

Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera