Lajme

Keqtrajtim dhe abuzim me nxënësit në Dragash, mësuesi Dalip Meleqi përfundon në Polici

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 20 October 2023

Mësëmëdhënësi nga Dragashi, Dalip Meleqi sot është ndaluar nga Policia e Kosovës.

Aktualisht ai është shoqëruar në polici ku po intervistohet lidhur me dyshimet për keqatrajtim të nxënësve.

“Është duke u intervistuar në polici në prezencë të avokatit”, ka thënë për Insajderin zëdhënësi i PK-së në Prizren, Vesel Gashi.

-Advertisement-

Të enjten Gazeta Insajderi raportoi ekskluzivisht për sjelljen abuzuese të mësuesit Dalip Meliqi.

Në videon e siguruar nga gazeta, shihet teksa Meleqi e sulmon fizikisht një nxënëse të shkollës “Ilmi Bahtijari” në fshatin Ballç të Dragashit.

Meleqi ishte akuzuar edhe vitin e kaluar për dhunë e abuzim ndaj nxënësve, por i njëjti pas tre muajsh suspendim ishte kthyer përsëri në punë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera