Lajme

Keqpërdorimi i ujit të pijes penalizon fshatrat e Prishtinës, kaq do të zgjasin reduktimet

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 22 July 2022

Fshatrat e Prishtinës këto ditë nuk janë “rahatuar” fare me ujë të pijes.

Reduktimet e njëpasnjëshme kanë bërë që banorët e fshatrave përreth kryeqytetit të mos kenë mundësi të kryejnë nevojat elementare në orët e vona të pasditës.

Një ankues ka thënë për Indeksonline se reduktimet tash e disa ditë në fshatin Besi po shkaktojnë pakënaqësi.

-Advertisement-

“Unë punoj gjithë ditën, vij në shpi në ora gjashtë e s’ka ujë” ka thënë ai për Indeksonline.

I njëjti ka pohuar se këto reduktime po i kufizojnë aktivitetet e bashkëfshatarëve të tij.

Sipas tij, pas orës gjashtë pasdite, nuk mund të pastrohen, të lajnë enët dhe të bëjnë asgjë që përfshinë ujin.

Indeksonline ka kontaktuar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, të cilët kanë sqaruar se përse po bëhen këto reduktime.

“Reduktime kemi nëpër fshatra për shkak të keqpërdorimeve të mëdha. Prej orës 6 në mbrëmje deri në ora 6 në mëngjes. Kjo është për këtë javë, derisa menaxhmenti të marrë një vendim tjetër.” kanë deklaruar nga KRU “Prishtina”.

Sipas tyre, kjo nuk po bëhet as për shkak të prishjeve e as për shkak të punimeve.

“Keqpërdorimet janë shumë të mëdha dhe shpenzimi është shumë i madh. Jemi të detyruar të bëjmë reduktime. Keqpërdorimi është faktori kryesor. Kjo vlen për të gjitha fshatrat e Prishtinës” shtuan tutje.

KRU “Prishtina” ka kohë që bën thirrje për kursim të ujit të pijes dhe mos keqpërdorim të tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera