Këpucët kanë afat
Autori: Gazeta inFokus
11:31 | 05 Shkurt 2018
Pasi humbet mbështetësi në këpucë kjo mund të shkaktojë dhimbje në gjunj, shputa dhe në boshtin kurrizorë. Për fat të keq, në asnjë kuti të këpucëvë nuk shkruan afati i qëndrueshmërisë së tyre, kurse jetëgjatësia varet nga cilësia, por edhe nga ajo se si i mbani, si i pastroni dhe sa shpesh i mbathni ato. Megjithatë, ka disa udhëzime që ju mund ti ndiqni për të përcaktuar se cila palë e kepucëve mund të hudhet.
Atlete/ patika
Janë të mira sepse mbathen shpejt, ecni lehtë me to, ndaleni lehtë, dhe ndërroni drejtimin. Gjatë vrapimit, pesha e juaj e cila i ekspozohet këpucëve është 2-3 herë më e madhe se sa totali juaj. Kur kërceni në basketboll dhe volejboll, presioni mbi atlete është shtatë deri në tetë herë më e madhe, se sa pesha e trupit tuaj.
Jetëgjatësia e këpucëve / atleteve/ për vrapim nga 5 në 8 kilometra, është nga 6 muaj deri në një vit, edhe pse kjo ndryshon, varësisht nga pesha e juaj, modelet e këpucëve, ecja dhe vendi në të cilin vraponi. Nëse vraponi 8 kilometra katër herë në javë, ju duhet të ndwrroni këpucë pas gjashtë muajsh. Nëse nuk vraponi shpesh mund ti mbani një vit.
Kontrolloni trashësinë e gomës, kur ajo fillon të hollohet, ato janë për tu hudhur.
Këpucë për shetitje
Nëse i mbathni një palë këpucë tri deri katër herë në javë, në punë, për një vit, duhet ti riparoni ose janë gati për mbeturina. Kontrolloni a janë shtrembëruar thembërat dhe a janë te plota shtresat e brendëshme.
Një tjetër mënyrë që të dini se a janë dëmtuar është; vendosni ato në një sipërfaqe të rrafshtë.Nëse shtrembërohen në një anë riparoni ose bleni një palë të reja.
Këpucë lëkure
Nëse bleni këpucë cilësore, i pastroni rregullisht dhe u bëni riparime të vogla, këpucët mund të qëndrojnë 15 vjet. Ju do të vendosni se a i vlen t’i rregullosh varesisht nga ajo se sa para keni investuar në këtë palë këpucë. Nëse ato nuk janë të shtrenjta, më shumë ka leverdi të bleni nje palë të reja. Nëse nuk i pastroni rregullisht këpucët prej lëkure, lëkura do ashpërsohet, bëhet e fortë, dhe fillon të qahet citon femrasot.com.
Take të larta
Meqë thembra dhe shputa është më e hollë dhe se te këpucët tjera, këto këpucë dëmtohen më shpejtë se të tjerat. Më së shumti hahen nën gisht të madh, sepse presioni është më i madh. Nëse është hëngër /holluar/ shputa – xhoni, duhet ta ndërroni. Taket e larta shtrembërohen më lehtë, prandaj rregullisht ndërroni shputat e takes.
Sandalet
Pjesa e sipërme e sandales duhet ta mbajë këmbën të fiksuar, prandaj këto modele qëndrojnë më pak se sa këpucët e mbyllura. Edhe për këto modele, vlen ajo që u tha më lartë për këpucët tjera.

T� tjera
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
































