Fun & Video

Kenia, kriza e koronavirusit/ Gruaja gatuan gurë për fëmijët!

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 01 May 2020

Pamjet prekëse të një vejushe që gatuan gurë për tetë fëmijët e saj, kanë bërë që mjaft kenianë të mobilizohen për ta ndihmuar.

Peninah Bahati Kitsao, e cila jeton në Mombasa, po shpresonte që ata t`i zinte gjumi ndërkohë ajo bënte sikur përgatiste ushqimin, sepse në fakt, nuk kishte asgjë për të ngrënë. Gruaja fiton para duke larë rrobat në komunitetin ku jeton, por për shkak të koronavirusit gjithçka atje është mbyllur.

Fqinja e saj, Prisca Momanyi , e shokuar nga ajo që pa e filmoi dhe ia dërgoi pamjet mediave. Pasi një ekip i televizionit NTV e mori në intervistë, për vejushën vërshoi ndihma në para përmes telefonit dhe një llogarie bankare të cilën ia hapi Momanyi, sepse nëna e tetë fëmijëve nuk di të shkruajë e të lexojë. Këtë bujari të papritur, Kitsao, që jeton në një shtëpi të vogël me dy dhoma pa ujë te rrjedhshëm e energji elektrike, e përshkroi si një “mrekulli”.

-Advertisement-

Ajo i tha NTV se nuk arriti t`i gënjente për shumë kohë fëmijët me taktikën e saj, sepse ata e kuptuan. “Por unë nuk kisha asgjë çfarë t`i jepja”, u shpreh gruaja. Fqinja kishte ardhur të shikonte c`po ndodhte pasi kishte dëgjuar fëmijët duke qarë. Si pjesë e masave kundër krizës, qeveria vendase ka nisur një program ndihme ushqimore për shtresat më të varfra, megjithatë Kitsao ende nuk kishte përfituar prej tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera